Lajme

Shpërndau video me armë zjarri në rrjete sociale, shoqërohet në stacionin policor

08/30/2023 15:34
nga:N K

Një person në Kaçanik, pasi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale me armë zjarri, është shoqëruar në stacioin policor, ku i konfiskohet arma, raporton Gazeta Blic.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”./GazetaBlic/