Lajme

Glauk Konjufca i përgjigjet Faton Klinakut për deklaratën për “vrasjen e Kurtit”: Shprehje e papranushme

08/30/2023 11:37
nga:N M

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesi i OVL-së, Faton Klinaku ka deklaruar se më përpara e vret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se sa ikën nga Kosova.

Mirëpo kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai ka folur për kamerën e lajmit.net lidhur me këtë çështje.

“Deklarata e Klinakut nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Mendoj që ishte një shprehje e papranushme” ka thënë Konjufca.

Konjufca po ashtu ka folur edhe për çështjen e vizava për Kosovën.

Më tutje kryetari i Kuvendi të Kosovës ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj që Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi.

‘’Qeveria Kurti është këtu, ai e ka shtëpinë këtu’’, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se bllokimi i seanca në sesionin vjeshtor nuk do ta dëmtojnë mazhorancën e as kryeministrin Albin Kurti por vetë Republikën e Kosovës.Lajmi.net

Konjufca: Ka nevojë për trysni më të madhe ndaj Serbisë për të zhdukurit me dhunë