Lajme

Arrestohet një person për tentim-vrasjen në Podujevë që ndodhi në qershor

08/30/2023 11:03
nga:N K

Policia ka arrestuar një person për tentim-vrasjen që ndodhi në Podujevë më 3 qershor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë. I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 29.08.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.