Lajme

“Koncentrohuni pak”, Bajqinovci i reagon opozitës për blerjen e teksteve shkollore

08/29/2023 20:45
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me opozitën, për reagimet e tyre për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka thënë që të koncentrohen pak.

Postimi i tij i plotë:

Ekonomia e opozitës:

1.Mos i leni fëmijët pa libra, nuk e meritojnë
2.Po ua komplikoni jetën fëmijëve me procesin e subvencionimit të librave
3.Kaq milionë po i kushton qytetarëve procesi i mbulimit të librave nga Qeveria.

Konsistencë se jo mahi!

Koncentrohuni pak!