Lajme

LDK: Paaftësia e Qeverisë po u kushton qytetarëve 9 milionë euro më shumë për tekstet shkollore

08/29/2023 17:36
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë, për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, derisa ka thënë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë, qytetarëve po u kushton 9 milionë euro më shumë se sa buxheti i paraparë për blerjen e teksteve shkollore, raporton Gazeta Blic.

Përmes një video në Facebook, Jehona Lushaku Sadriu, thotë se familjet po detyrohen të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit, që t’i sigurojnë  vetë librat shkollor dhe se atyre po u kushton pushteti i paaftë.

Postimi i plotë:

Paaftësia e Qeverisë po u kushton qytetarëve 9 milionë euro më shumë se sa buxheti i paraparë për blerjen e teksteve shkollore.

Familjet e 260 mijë nxënësve janë të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit, duke siguruar vetë librat shkollor. Ky është një eksperiment i pashembullt dhe i dëmshëm që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.

Pushtet i paaftë që po u kushton familjeve tona!