Lajme

Haradinaj thotë se Kurti ka zgjedhur rrugë pa aleatët

08/29/2023 13:33
nga:N K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti, ka zgjedhur rrugë tjetër nga ajo e bashkëpunimit me aleatët.

Ai i pyetur për deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Macrok, i cili ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë, tha se pasojat ndaj Kosovës do të rriten.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje Qeverisë tonë me u kuthy ka aleatët, Amerikën, NATO-n, BE-në, por fatkeqësisht Kurti dhe kjo Qeveri ka zgjedh rrugë tjetër, pasojat po i rriten Kosovës, do t’i rriten, pra parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë”, tha Haradinaj të martën në një deklarim për media.

Ai tha se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti është ende opsion dhe shprehu besimin se për këtë do të arrihet një unitet brenda opozitës.