Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur kryeministrin Kurti “filozof të vonuar në histori”, raporton GazetaBlic.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk është e drejtë që Evropa t’i vendosë sanksione Kosovës, pasi jemi popull 94% pro evropian.
“Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian”, shkruan Haxhiu.
Shkrimi i plotë:
Is it stupidity or ignorance?!
Është budallaki apo injorancë?!
Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!
Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.
Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.


