Lajme

Idrizi: Ndahen afër 2 milionë euro për infrastrukturën rrugore në Vushtrri

08/29/2023 11:42
nga:N M

Në Vushtrri janë ndarë edhe 1,713,053 euro për infrastrukturën rrugore.

Sipas njoftimit, kryetari Ferit Idrizi ka nënshkruar kontratat për rregullimin e rrugëve “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe ”Lumni Surdulli”.

“Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ish-ministri Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO