Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin e majtë, Marsel Ismajlgeci.
23 vjeçari shumë i talentuar është prurja e re e klubit të Ballkanit. Ai vjen nga një aventurë që kishte tek Zrinjski – teksa më herët luajti edhe tek Tirana ku kishte paraqitje fantastike, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e Ballkanit:
“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori u majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


