Sporti

Ilir Blakçori pas shkëlqimit tek Llapi në xhirot e para: Rikthimi më i mirë i mundshëm, jemi skuadër e fortë

08/29/2023 12:10
nga:L J

Ilir Blakçori ka shkëlqyer tek Llapi që nga rikthimi i tij në këtë verë.

Mbrojtësi anësor pas aventurës tek Drita, vendosi të rikthehej në vendin e tij, pra tek ekipi i Llapit, ku në fillimin e sezonit të ri të Superligës po tregon formë optimale dhe po ndihmon ekipin në arritjen e objektivave.

Blakçori ka realizuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, ndaj Dukagjinit dhe ndaj Fushë Kosovës. Ai për këtë shprehet shumë i lumtur.

“Është rikthimi më i mirë i mundshëm, mendoj që ka qenë koha e duhur të kthehem tek Llapi dhe është kënaqësi që të kontriboj për ekipin e qytetit tim. Jam duke kaluar një formë të mirë falë punës së mirë që po bëhet nga stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarëve”, tha fillimisht Blakçori për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai mendon se Llapi ka skuadër shumë të mirë dhe se gjërat deri tani po ecin perfekt, vetëm se duhet të komponohen edhe pak.

“Mendoj që jemi një skuadër e fortë, jemi duke u munduar t’i marim ndeshjet një nga një dhe të mbledhim sa më shumë pikë që është e mundur, ka shumë transferime në ekip dhe mendoj që duhet ende kohë që të komponohemi – po mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë sa më lartë në tabelë, pasiqë kampionati është i gjatë dhe na duhet shumë punë. Është shumë e rëndësishme që kemi një grup të bashkuar dhe shumë punëtorë, shpresojmë që gjërat të shkojnë në të mirën tonë”, përfundoi Blakçori.

/GazetaBlic Sport