Lajme

Arrestohet edhe një zyrtar i Suharekës, për dëmin mbi 74 mijë euro ndaj komunës

08/28/2023 20:58
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin e tretë me inicialet B.S, zyrtar në Komunën e Suharekës, për keqpërdorim të detyrës, duke i shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia njofton se ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Ne vazhdën e veprimeve lidhur me ketë rast dhe nën autorizimin e prokurorit kompetent me datë 28.08.2023 është arrestuar edhe personi tjetër me iniciale (B.S.)

I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerjen e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarët e Suharekës