Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, intensitet e rreptësi nga ndërkombëtarët

08/28/2023 20:35
nga:G B

Është java e fundit e gushtit dhe shenjat e para për intesifikim të zhvillimeve për një temë të stërzgjatur, dialogun Kosovë-Serbi, tashmë kanë mbërritur.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak nuk ka pritur fillimin e shtatorit për ti hedhur hapat e parë në këtë drejtim.

Takimin e parë, ai e pati ditë më parë më të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, me të cilin tha se diskutuan për zhvillimet e fundit, ecurinë e  dialogut e po ashtu për pritshmëritë nga takimet që do ti zhvillojnë.

Gjatë së hënës, u pa në një takim çasti me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëri paralajmërimin edhe për takimin me Kryeminsitrin e Kosovës e Presidentin e Serbisë.

Njohësi i rrethanave politike Fidan Ukaj, shton se ketë herë ndërkombëtarët duket se nuk do të jenë tolerues ndaj palëve.

Fidan Ukaj, analist ka theksuar se “Bashkësia ndërkombetare do të jetë më e  rrept ndaj palëve, një praktik se palët nuk do të tolerhohen ne e kemi sic janë masat ndaj Kosovës,  poashtu të njëjtat kanë paralajmëruar se janë aty edhe për Serbin në rast se do të duhet dhe duket se ndërkombetarët do të jenë më rigoroz ndaj palëve këtë herë”.

Se ketë sesion gjerat do të shkojnë më ndryshe në proces të dialogut, e parasheh edhe Arbër Fetahu nga GLPS, vetëm se sipas tij, ketë herë skenaret mund të ndryshojnë.

Arbër Fetahu nga GLPS ka potencuar se “pres një lloj dinamike me karrot e më shkop, karrota është hapja e rrugës për implimentimin e plotë të marrëveshjes së Oherit dhe të Brukselit, hapja e rrugës për integrim evropiane në disa organziata ndërkombetare, pastaj heqja e sanksioneve, ndërsa pjesa e shkopit është që të vazhdohet me sanksionsione dhe bllokada shtes për Kosovën”.

Fetahu shton se këtë here do të ketë dhe një afat për palët.

Komuniteti ndërkombëtar, është duke pritur hapat drejt shtensionimit të veriut të Kosovës, para se të nisë me lëvizjet e reja në drejtim të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.