Me një batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Forumin Strategjik të ‘Bled’ në Slloveni duke e quajtur panelin “një autobus ballkanik të avashtë”, për të cilin ka thënë se gjithsesi është më mirë sesa një avion rus, duke iu referuar këtu vdekjes së Prigozhin në avionin e tij privat në Moskë.
“Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus.”- tha Rama.


