Dean Henderson do të jetë portieri i ri i Crystal Palace. Pas kthimit te Manchester United nga huazimi i tij te Nottingham Forest, portieri nuk është pjesë e planeve të Erik ten Hag, i cili kërkoi dhe mori Andre Onanën.
Portier i dytë te “Djajtë e Kuq” do të jetë turku Altay Bayindir, i cili do të transferohet në “Old Trafford” nga Fenerbahce.
Operacioni do të finalizohet menjëherë pas shitjes së Hendersonit, i cili sot ka përfunduar testet mjekësore me londinezët. Manchester United do të përfitojë 20 milionë stërlina nga kartoni i “gardianit” anglez.
?✅ BREAKING: Dean Henderson has completed his Crystal Palace medical! #MUFC [@SkySportsNews] pic.twitter.com/u5DPV9RMCl
— mufcmpb (@mufcMPB) August 28, 2023


