Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.
Macron në fjalimin e tij të përvjetmë para ambasadorëve, ka thënë se mendon që marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.
Ai ka bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, serbët të kthehen në institucione të Kosovës e po ashtu ka përmendur edhe formimin e Asociacionit. Ai ka thënë se nga autoritetet e Kosovës presin që “paqja të kthehet” në këtë pjesë.
“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjala për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.
? #LIVE: “We need to integrate our policies more”, Emmanuel #Macron said of European policies.
He also said it would be necessary to enlarge the European Union.
“We need to be bold.” ? pic.twitter.com/W12881qPv8
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023
? #LIVE: “#Russia cannot and should not win this war. If it did win, this would mean instability on European soil. And this would forever undermine the principles of the international order.” ? pic.twitter.com/lMRm6QfaCZ
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023