Opinion

Lidhja e besimit me legjitimitetin – Koncepti që simbolizion Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha

08/28/2023 07:51
nga:Drizan Shala

Policia e Kosovës është një institucion me disa etapa, të cilat kanë karakteristika drejtime dhe koncepte të ndryshme që e çojnë atë në një nivel të lartë profesionalizmi, duke krijuar bazën për tri nivele të funksionimit (taktik, operacional dhe menaxherial).

Etapa e parë ndërlidhet me pjesën e formimit të këtij institucioni me një misioni të mbikqyrur nga faktori ndërkombëtar, kur deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës kishim “SHPK” nga një orientim shumëdimensional që vinte nga struktura të ndryshme brenda Policisë ndërkombëtare. Policia ndërkombëtare (Policia e UNMIK-ut), ku kemi pasur inicimin e parë të formimit të strukturave speciale për nevoja bashkëkohore që priteshin të ndodhin nga viti 2008 e tutje, me theks të veçantë në ndërhyrjen e parë të strukturave “ROSU dhe FIT” në veri, duke mbrojtur, ofruar si dhe garantuar e 3 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Etapa e dytë duhet të fokusohet në mbulimin me programe speciale dhe strategji të ndryshme që kanë modeluar Britaninë e Madhe duke krijuar një përzierje në fusha hetimore, inteligjente, logjistike dhe administrative ku krahas këtyre zhvillimeve t’i atribuohet njësive speciale të PK-së që në formatin më të lartë garantuan kontinentin si koncept i policimit me pëlqim, që i referohet fuqisë së policisë.

Pra mund të thuhet se drejtori i përgjithshëm i PK-së në etapen e fundit të përfundimit të parimeve të tij “Lidhja e besimit me legjitimitetin” ka arritur në simbolin e parimeve të përgjithshme ku ndër të tjera thuhet se pëlqimi publik është ruajtur “jo duke e përkëdhelur. opinionin publik”, por duke zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe duke përdorur forcë minimale dhe e ka zbatuar atë në vetvete por me theks të veçantë në pjesë veriore të vendit, duke përdorur forcë minimale për të arritur legjitimitetin përmes lidhjes së besimit me qytetarët dhe institucionin.

Ne do të kemi sfida por me iniciativën dhe orientimin mund të thuhet se drejtori z. Hoxha do të arrijë që të ndërtojë edhe një strukturë të re e cila do të ketë mision civil me karakter ushtarak, ashtu siç kanë shtetet e ndryshme, Franca, Italia e Spanja, që është Xhandermaria si parakusht për të vazhduar mbrojtja dhe integriteti territorial i Kosovës pa u cenuar si dhe duke ruajtur nga influencimi politik brenda struktures.