Megjithëse Japonia nuk shquhet për makina klasike, një model i quajtur Datsun 280ZX e prodhuar në vitin 1980, është blerë për një çerek milion dollarë.
Makina 43-vjeçare u shit për 231 mijë dollarë në një ankand të mbajtur në Javën e Makinave në Monterey të Amerikës.
280ZX është një model i 10-vjetorit, prej të cilit vetëm 3000 janë bërë sipas përshkrimit të ankandit.
Prej tyre, vetëm 500 ishin më ngjyrë të kuqe me të zezë, dhe kjo thuhet se mbeti e mbyllur për pothuajse gjithë jetën.
E veçanta e kësaj veture është ajo është vozitur vetëm 45 mijë kilometra dhe ndryshimi i vetëm që dallon nga origjinalja është ndërrimi i baterisë.
Largësia jashtëzakonisht e ulët e bën këtë ZX klasik një kapsulë kohore.
Është e pajisur me një pjesë të brendshme prej lëkure të kuqe dhe një transmision manual me pesë shpejtësi.