Lajme

Një grua e vrarë pas bombardimeve në Kharkiv të Ukrainës

08/27/2023 17:57
nga:G B

Guvernatori, Oleg Synegubov ka konfirmuar se një grua është vrarë  pas bombardimeve ruse në Kharkiv të Ukrainës.

Përmes Telegramit, Synegubov bëri të ditur se bombardimet kishin goditur një shtëpi banimi, shkruan Sky News.

“Si rezultat i bombardimeve të fshatit Odnorobivka, një grua e lindur në vitin 1984 u vra në shtëpinë e saj”, ka thënë ai.