Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 89-të të debutimit të tij në Major League Soccer, duke ndihmuar Inter Miami të mposhtte New York Red Bulls 2-0 të shtunën mbrëma dhe t’i japë fund një serie prej 11 ndeshjesh pa fitore në ligë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë hyri në lojë në minutën e 60-të, teksa menjëherë u vërejt ndikimi i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ylli 36-vjeçar dribloi përmes tre mbrojtësve dhe ia dërgoi topin Benjamin Cremaschi-t. 18-vjeçari amerikan ia ktheu topin dhe Messi vrapoi drejt portës dhe realizoi pas një aksioni shumë të bukur.
Messi ka 11 gola në nëntë ndeshje për Miami në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport.
LIONEL MESSI, THE PASS, THE GOAL!pic.twitter.com/u9hGXkZzoG
— Roy Nemer (@RoyNemer) August 27, 2023


