Sporti

Meriton Korenica: Kemi bërë gjysmën e punës, na mbetet edhe gjysma tjetër në ndeshjen e kthimit

08/26/2023 16:09
nga:E K

Ballkani ka arritur dje një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Play Offit për kualifikime në garën evropiane, Europa Conference Leauge.

Skuadra kosovare mposhti me rikthim skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Laptev realizoi për mysafirët në minutën e 10, kurse për Ballkanin realizuan; Bajram Jashanica, Bleart Tolaj 2x dhe Armend Thaqi.

Një nga protagonistët kryesor të suksesit të Ballkanit, Meriton Korenica, ka folur për “GazetaBlic Sport” ku tha se fitorja në “Fadil Vokrri” ishte tejet e rëndësishme për shkak të përvojës së kundërshtarit që ka në garat evropiane.

“Ka qenë shumë e rëndësishme fitorja, duke e ditur që kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe me shumë përvojë në këto gara. Ishin emocione të pa përshkruara pas fitores.

Kemi bërë 50% të punës këtu, na mbetën edhe 50% të tjera në ndeshjen kthyese. Jemi një hap larg grupeve përsëri.

Ne gjithmonë mundohemi të tregojmë lojëra cilësore dhe t’i kryejmë ato detyrat që na kërkohet nga trajneri. Kemi një grup shumë të mirë dhe të bashkuar, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ky, mendoj, është çelësi kryesor i Ballkanit”, tha Korenica për “GazetaBlic Sport”.