Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar profesorin dhe piktorin, Rexhep Ferri.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë momente nga vizita e tij gjersa ka kujtuar edhe momentet e mëhershme me të.
Ai cilësoi akademikun Ferri si pjestar të brezit që ngritën skenën kosovare artistike.
“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti.
Postmi i plotë: