Sporti

Almir Kryeziu: Kemi gjasa të mira për t’u kualifikuar, duhet të kemi kujdes në ndeshjen e kthimit

08/25/2023 19:13
nga:E K

Ballkani ka arritur dje një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Play Offit për kualifikime në garën evropiane, Europa Conference Leauge.

Skuadra kosovare mposhti me rikthim skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Laptev realizoi për mysafirët në minutën e 10, kurse për Ballkanin realizuan; Bajram Jashanica, Bleart Tolaj 2x dhe Armend Thaqi.

Almir Kryeziu i cili luajti rol të madh në fitoren e djeshme të Ballkanit ka folur për “GazetaBlic Sport”, duke thënë se Ballkani është afër arritjes së qëllimit për t’u kualifikuar në grupe, por që ndeshjen kthyese siç thotë ai duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Normalisht se fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne, duke pasur parasysh se BATE Borisov është një ekip i madh. Emocionet ishin shumë të mëdha pas fitores.

Mendoj se kemi shumë gjasa të kualifikohemi në grupe, duke marrë parasysh rezultatin. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim më të mirën tonë.

Po, është e vërtetë, po tregojmë një lojë shumë të mirë. Mendoj se çelësi i suksesit është se luajmë të gjithë të bashkuar. Normalisht, meritë të madhe kanë edhe Shtabi Teknik, në krye me Ilir Dajën”, tha Kryeziu për GazetaBlic Sport.