Sporti

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas i ashpër me Luis Rubiales: Ai vazhdon të gënjejë

08/25/2023 17:29
nga:E K

Presidenti i Ligës Spanjolle, Javier Tebas, ka komentuar ashpër refuzimin e presidentit të Federatës, Luis Rubiales për të dhënë dorëheqjen.

“Më duhet të pranoj se ka qenë shumë e vështirë për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Luis Rubiales vitet e fundit. Kam ndjesinë se shumë njerëz, deri më tani, nuk e kanë kuptuar se çfarë duhet të përjetojnë anëtarët e organeve të futbollit kur merren me të si president i RFEF. Rubiales është i interesuar të gënjejë dhe të më paraqesë si komplotist për t’u fshehur dhe për t’u larguar i padëmtuar nga skandalet dhe veprimet e tij. Edhe pse loja e viktimës ka funksionuar disa herë, të vazhdosh të provosh tani është thjesht qesharake. Është e pamundur t’i atribuohet sjelljes së tyre mizogjene dhe të neveritshme një komploti, kur dëmtimi i reputacionit të të gjithë futbollit spanjoll është tashmë i pashmangshëm”, shtoi ai, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që veprimi i Rubiales ngjalli bujë të madhe kur ky i fundit puthi lojtaren spanjolle pasi Spanja u shpall kampione e Botës në futboll për femra.

/GazetaBlic Sport.