Lajme

Të hënën mblidhet SBASHK-u: Do ta diskutojmë vendimin skandaloz të Nagavcit për librat

08/25/2023 15:42
nga:N M

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se të hënën do të kenë një takim, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre në këtë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, do të diskutohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.

Njoftimi:

Të nderuara media SBASHK ju përgëzon për angazhimet duke ju dëshiruar punë të mbarë e shumë suksese e arritje rë reja.
Ju ftojmë që të jeni bashkë me ne në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë sonë qe nga çerdhet e deri në universitete.

Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.

Takimi mbahet të hënën,më 28 gusht, në orën 10,në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.

Medie të nderuara ju ftojmë dhe jeni të mirëseardhura ta përcjellni këtë takim.

PDK mbledh Kryesinë: Zgjedhje të parakohshme sa më parë