Policia e Kosovës, saktësisht ajo në Vushtrri ka bërë thirrje që të lajmërohen dy qytetarë e ku kuletat e tyre me sasi parash janë në stacionin policor në këtë qytetet, raporton Gazeta Blic.
Sipas policisë, në dy raste të ndara, qytetarët kanë dorëzuar kuletat me disa para në to, por që asnjëra nga to nuk ka pasur dokumente të identifikimit të pronarëve.
Për këtë arsye policia edhe ka dal me apel.
Njoftimi:
I N F O R M A C I O N
Vushtrri, 25 Gusht 2023
Me datë 19.008.2023, rreth orës 11:40 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ,,Nuhi Haliti” në Vushtrri. Në prezencë të qytetarit policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në atë kuletë ishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi.
Gjithashtu me datë 24.08.2023, rreth orës 13:55, një qytetar kishte njoftuar policinë në Vushtrri se kishte gjetur një kuletë me një sasi të hollave. Në prezencën e qytetarit ishin numëruar paratë mirëpo as në këtë portofol nuk kishte pasur asnjë lloj dokumentacioni.
Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve të portofoleve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronarët të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192.
SBAShK: Mund të mosmjaftojnë 80 € për libra, çmimet ka gjasa të rriten


