Lukaku është ende në ajër për të ardhmen e tij, por duket se Roma do ta zbresë atë nga zona e çudirave që ndodhet belgu.
Siç e raporton edhe gazetari italian Fabrizio Romano, Roma ka kontaktuar zyrtarisht Chelsea për të nisur negociatat për transferimin e Lukakut.
Kërkesa e parë e kryeqytetasve të Italisë ka qenë që Chelsea të lejojë Lukakun të largohet në formën e huazimit deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Tashmë thuhet se janë duke u biseduar shifrat e huazimit dhe pagës së lojtarit.


