Sporti

Marc Andre ter Stegen rinovon kontratën me Barcelonën

08/25/2023 13:43
nga:Mergim Rreci

Marc Andre ter Stegen e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Portieri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, përcjell GazetaBlic Sport.

Ceremonia e rinovimit të kapitenit të dytë të Blaugranës u zhvillua këtë të premte në zyrat e Spotify Camp Nou, me praninë e presidentit Joan Laporta, nënkryetarit të parë, Rafa Yuste, zëvendëspresidentit ekonomik, Eduard Romeu, menaxherit Joan Soler dhe drejtori sportiv Anderson Luis de Souza ‘Deco’.

Ter Stegen mbërriti në FC Barcelona më 19 maj 2014, duke u transferuar nga Borussia Mönchengladbach, dhe këtë sezon ai po luan në vitin e tij të dhjetë në klub.