Në bazë të planit “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023”, në rajonin e Gjilanit, nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 1428 gjoba për kundërvajtje, raporton Gazeta Blic.
“Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për tridhjetë e dy (32) ngasës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në kuadër të planit operacional ,,Motoçikleta’’ janë hasur 27 vozitës, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga policia.
“Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, njofton Policia e Kosovës.


