Sporti

Tolaj: I meritojmë grupet, shpresojmë që t’i arrijmë që  të bëjmë krenar gjithë Kosovën

08/24/2023 23:23
nga:E K

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes golashënuesi i dy golave, Bleart Tolaj tha se pavarësisht rezultatit të thellë Ballkani do shkoj në ndeshjen kthyese me këmbë ‘në tokë’.

“Duke marrë parasysh rastet, kemi mundur të shënojmë më shumë gola. I shfrytëzuam rastet dhe shënuam ato golat që i patëm. BATE është një emër i madh, pritëm që do jetë kundërshtar i fortë, duke analizuar ndeshjet e tyre të fundit e kemi parë që është kundërshtar i kalueshëm. Kemi parë që janë të ngadaltë, të dy golat erdhën edhe më kokë edhe më këmbë. Jam i lumtur edhe me golat edhe me fitoren. Kemi avantazh të thellë, por do shkojmë me këmbë në tokë. I meritojmë grupet dhe shpresojmë që t’i arrijmë që  të bëjmë krenar gjithë Kosovën”, tha Tolaj.

/GazetaBlic Sport/