Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar për videot e ministrave të Qeverisë Kurti ndaj Prokurorisë Speciale.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo garniturë qeverisëse torturon qytetarët me teledramat propagandistike, në vend të rezultateve.
“Në vend se të prezantoheshin rezultate konkrete, kjo garniturë qeverisëse torturon qytetarët me teledramat propagandistike”, thotë ajo.
Sipas Halimit, urretja dhe mllefi i VV-së do të duhej të përkthehej në përgjegjësi për besimin e 51 për qind të trupit zgjedhor.
“Përgatitjet për TV spote marrin shumë kohë dhe prodhojnë urrejtje. Ky mllef do të duhej të përkthehej në përgjegjësi për besimin e 51 për qind të trupit zgjedhor por jo, mllefi ndaj sistemit shtetëror është investimi i vetëm i këtij pushteti”, vlerëson zëdhënësja e LDK-së për Gazeta Blic.
Ajo ka pyetur se “nga vije gjithë ky mllef i tërbuar, ndaj gjithsecilit që nuk e pranon diktatin, mbetet ende mister!?”
Sipas saj, ajo çfarë dihet është se e kaluara nuk mund të mbulojë paaftësinë për të qeverisë sot./Gazeta Blic/


