Sporti

Leonard Shala: Atmosfera tek Ballkani është shumë e mirë – jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

08/24/2023 20:21
nga:L J

Leonard Shala, futbollisti kosovar i Ballkanit thotë se ndeshja e sotme ndaj BATE do të jetë mjaft e rëndësishme për ekipin.

Ballkani dhe BATE Borisov takohen sonte me fillim nga ora 20:45 në Fadil Vokrri, në kuadër të ‘Play Off’ të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Shala tha se atmosfera tek Ballkani është shumë e mirë – teksa janë përgatitur maksimalisht për t’u futur në grupe.

“Jam shumë krenar që luajë tek Ballkani. Shpresojë të më jepet mundësia dhe ta tregojë veten. Sivjet synojmë grupet e Conference League, shpresojë të na shkojë loja mirë sonte. Atmosfera është shumë e mirë tek ekipi, jemi përgatit shumë për këtë lojë”, tha fillimisht Shala për SuperSport.

“Na për me fitu luajmë, tani të shohim”, përfundoi ai.