Sporti

Formacionet zyrtare: Ballkani – BATE

08/24/2023 19:31
nga:E K

Ballkani do të përballet sot me BATE në kuadër të Play Offit për kualifikime të Europa Conference League.

Skuadra shqiptare kërkon tjetër rezultat pozitiv në arenën evropiane pas paraqitjeve të mira ndaj dy kundërshtarëve paraprak Larne dhe Lincoln Red Imps të cilat i mposhti në të dy takimet e luajtura si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja zbret sot në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 ku do të kërkohet fitorja ndaj skuadrës me emër të madh si BATE, por që së fundmi nuk ka marr rezultate të mira.

BATE u mposht së fundmi me rezultat 5-1 ndaj Sheriff Tiraspol në kuadër të kualifikimeve të Europa League, kurse në shtëpi barazoi me rezultat 2-2.

Në 5 ndeshjet e fundit Ballkani ka seri prej 5 fitoreve, kurse BATE ka një barazim tre humbje dhe një fitore.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Ja 11’shet që do të nisin takimin nga minuta e parë:

 

/GazetaBlic Sport.