Lajme

Deputeti i PDK-së: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi

08/24/2023 11:28
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së pacientit në Klinikën e Psikiatrisë, ku thotë se ky është një dështim i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

“Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ka thënë se duhet të jepet përgjegjësi rreth rastit se si ka ndodhur që tek pacienti ka pasur mjete të rrezikshme.