Sporti

Kuotat e basteve, Ballkani konsiderohet favorit ndaj BATE Borisov

08/24/2023 10:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sonte ndeshjen e parë të Play Off-it në Conference League.

Kampioni i Kosovës kundërshtar do ta ketë BATE Borisovin, atje ku kërkon një rezultat sa më pozitiv në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim fillon nga ora 20:45, kurse gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Chinkov nga Bullgaria.

Skuadra kosovare konsiderohet favorite nga kuotat e basteve, me Ballkanin që ka kuotë 1.73 për një fitore të mundshme, kurse mysafirët janë kuotuar me kuotë 5.00.

 

Kujtojmë që Ballkani eliminoi skuadrën e Larne dhe Lincoln gjatë rrugës deri në Play off, kurse BATE Borisov vjen pas eliminimit në raundin e tretë të Europa League.

/GazetaBlic Sport/