Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhuruar gjak bashkë me stafin e tij, në sesionin e dytë për këtë vit për dhurimin vullnetar të gjakut nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.
Ky aktivitet tashmë është tradicional, dhe është realizuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të MM-së dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Thuhet se aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.
“Dhurimi vullnetar i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për nevojat e rasteve emergjente”, shkruan në komunikatën e MM-së.


