Lajme

“Deeskalimi në veri ka ndodhur”/ Analisti: BE t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës

08/23/2023 20:53
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë tha se në veri është bërë deeskalimi i situatës nga Kosova.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian nuk i ka hequr ende masat e vendosura ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që të bëhet deeskalim i plotë i situatës.

Se si duhet të veprojë Kosova dhe pse BE ende nuk i ka hequr masat ndaj saj, për Gazeta Blic, analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet nga dakordimi në Bratisllavë.

“Kosova duhet të vazhdojë të kryejë obligimet që kanë dalë nga dakordimi në Bratisllavë. Serbia mund të provokojë me ndonjë veprim përmes strukturave paralele, por duhet të jemi në krye të detyrës”, thotë ai.

Sipas Racit, BE duhet t’i përmbushë premtimet dhe t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Kurse, BE natyrisht se duhet t’i përmbush po ashtu premtimet e saja dhe t’i heq të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës sepse nuk mund të vazhdohet me këso masa të njëanshme”, deklaron analisti Gazmir Raci./Gazeta Blic/