Drejtori i ri sportiv i skuadrës së Ballkanit, Omer Bunjaku ka postuar një paralajmërim në rrjetet sociale.
Bunjaku u emërua edhe zyrtarisht dje në këtë post, kurse para pak minutave ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan GazetaBlic Sport.
Tre simbole të bombave i ka vendosur në statusin e tij, gjë të cilat në botën e futbollit zakonisht përdoren për të paralajmëruar transferime ‘bombastike’.
Do të mbetet të shihet nëse do të ketë diçka të madhe në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport/


