Sporti

Thellohet skandali në Spanjë, Ramos: Rubiales më pyeti se çfarë ngjyre ishin të brendshmet e mia

08/23/2023 18:31
nga:Mergim Rreci

Tamara Ramos, bashkëthemeluese e sindikatës së futbollistëve në Spanjë, ka punuar gjithashtu në federatën spanjolle midis viteve 2010 dhe 2018 dhe, në një intervistë për kanalin Telecinco, thotë se ngacmimi i Luis Rubiales, presidentit të organizatës, ndaj lojtareve nuk e habit atë, duke garantuar se ajo ishte gjithashtu viktimë e së njëjtës.

“Pësova poshtërime, kërcënime, fjalë që as nuk mund t’i përsëris. Ishte barbare’, tha fillimisht ajo, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai më thoshte gjëra të tilla si: “hajde, ke ardhur këtu për t’u gjunjëzuar” ose “çfarë ngjyre janë të brendshmet e tua sot”, deklaroi ajo.

/GazetaBlic Sport/