Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, për këto vepra dyshohen

08/23/2023 14:32
nga:N M

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim detyre.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve me inicialet: B.R., V.B., Z.A., J.A., E.M., B.D., N.P., G.M., I.B, dhe M.G.

Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.

Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Ministria e pranon se stomatologët ku vdiq 35 vjeçarja kanë operuar ilegalisht