Sporti

Dinamo Zagreb ëndërron rikthimin e Arijan Ademit

08/23/2023 14:25
nga:L J

Dinamo Zagreb dëshiron të rikthejë kapitenin legjendar Arijan Ademi nga BJ Guoan i Kinës.

Mesfushori shqiptar u largua nga Dinamo për një milion euro më 30 mars dhe që nga ajo kohë ka bërë 18 paraqitje, dy gola dhe tre asistime për atë klub. Ademi ka qenë anëtar i Dinamos nga viti 2010 deri në vitin 2023 dhe gjatë kësaj kohe ka luajtur 359 ndeshje. Ai shënoi 41 gola dhe asistoi 30 herë, duke fituar 12 kampionate kroate dhe katër Kupa.

Rikthimi i Ademit u miratua nga trajneri i ri Sergej Jakirovic. Index Hrvatska raporton se tashmë Dinamo ka kontaktuar me Ademin, por në këtë moment rikthimi i tij është shumë larg.

Ademi ka kontratë me klubin kinez deri më 31 dhjetor 2025 dhe deri më tani nuk ka shumë gjasa që kinezët ta lënë të largohet. Mesfushori aktualisht vlen 2.5 milionë euro sipas Transfermarkt.

/GazetaBlic Sport/