Lajme

Ministria e pranon se stomatologët ku vdiq 35 vjeçarja kanë operuar ilegalisht

08/23/2023 14:09
nga:Sh R

Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku thonë se janë ndërrmarrë të gjitha veprimët konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare

Tutje thuhet se një ngjarje e tillë është e patolerueshme dhe se do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.

Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë, shprehë edhe ngushëllimet për familjen e të ndjerës, ku njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Postimi i plotë: