Lajme

Diagnostikohet rasti i parë këtë vit me ethet e minjve, IKSHPK njofton prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre

08/23/2023 13:10
nga:Sh R

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në facebook, njofton prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre nga ethet e minjve

IKSHPK njofton prindërit që të kenë kujdes, ku i fton prindërit që të mos përdorin fruta mali të palara sepse mund të sëmuren nga etht e minjeve, tutje thonë që të ruajnë ushqimet nga minjtë.

Diagnostikohet edhe rasti  i parë këtë vit me ethet e minjve, ku burim i infeksionit janë minjtë dhe sëmundja përhapet më ushqim, aerosolë dhe kontakt.

Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Poqese të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

Këto janë masat parandaluese

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
8. Mos hidhni mbeturina kudo
9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes
10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Postimi i plotë: