Sot në ora 11:00 pritet të mbahet mbeldhja nga Këshilli i Prindërve për vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, raporton Gazeta Blic.
Në një prononcim me Besnik Dragushën për Gazeta Blic, bën të ditur se pritet të merret një vendim zyrtar për çështjen e blerjes së librave nga prindërit.
“Mbledhja pritet të mbahet në ora 11:00 por sa do të zgjasë nuk e di, kështuqë pas përfundimit do ta bëjmë publike atë çka vendoset në mbledhje”.
“Ne kemi pasur takim dje me Këshillin e prindërve në nivelin komunal të Prishtinës dhe ka dal në “Facebook”, ndërsa për nivelin nacional nuk mundem me dhënë qëndrim pas rrethana të reja të krijuara të cilat i bjenë që po ka qëndrim individual, por pa e mbajt takimin, nuk e di saktësisht se si është mendimi edhe i gjithë pjesës tjetër gjegjësisht i komunave tjera, pas takimit do të dalim me një qëndrim zyrtar. Edhe pse jam kryetarë nuk mundem me fol individualisht”, tha Dragusha.
Dragusha thotë se për çështjet që kanë ngritur, nuk kanë aprovim nga Ministria e Arsimit, por vetëm premtime.
“Informacionet që posedojë aktualisht është që Ministria do të bëjë rimbursimin e të hollave, nuk na kanë thënë se do t’i rimbursojnë ku prindërit do t’i blejnë me të hollat e veta, por kanë thënë se do të ketë një lloj parapagimi ku i qesin paret në llogarit e prindërve në momentin që i kanë informacionet për prindë për numrin e fëmijëve dhe nivelin e shkollës, të klasëve ku janë. Për klasën e 6-ta deri te të 9-tat nuk ka qenë e parapame këtë vitë nga Ministria që të bëhet shpërndarja e librave për fëmijë. Ne kemi bërë një kërkesë para rreth një muaji e gjysmë, për shpërndarjen e librave nga klasa e 6-të deri tek e 9-ta, ose të paktën nuk ka asnjë mundësi, për fletore pune për secilën lëndë. Nuk kemi përgjigje me shkrim nga Ministria për aprovimin e përgjigjes, por kemi premtime”.
/GazetaBlic/


