Sporti

Guardiola iu nënshtrua një operacioni, nuk do ta udhëheq Cityn në dy ndeshjet e ardhshme

08/23/2023 08:45
nga:L J

Manchester City do t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme të ligës pa Pep Guardiolën.

Eksperti i famshëm spanjoll vendosi ta zgjidhë problemin e shpinës me një operacion dje në Barcelonë. Ai do të qëndrojë atje për një kohë të shkurtër për t’u rikuperuar. Skuadra e kampionëve të Evropës dhe Anglisë do të drejtohet nga ndihmësi i tij Juanma Lillo gjatë rikuperimit të Guardiolës.

City e nisi mbrojtjen e titullit në Premierligë me dy fitore pa pësuar gol. Në fillim të kampionatit ata mundën 3:0 Burnley-n dhe më pas mposhtën Newcastle-n 1:0. Në xhiron e 3-të ata të dielën vizitojnë Sheffield-in, ndërsa në të katërtin presin Fulham-in.

/GazetaBlic Sport