Romelu Lukaku po stërvitet me skuadrën U21 të Chelseat dhe raportohet se se ai ende nuk ka folur me trajnerin e ri Mauricio Pochettino.
Sipas The Telegraph, 30-vjeçari dhe Chelsea po monitorojnë situatën e transferimit të tij.
Lukaku mësohet se nuk ka folur as me trajnerin e ri Mauricio Pochettino që kur ai mori drejtimin e Stamford Bridge teksa vazhdon të stërvitet larg skuadrës së parë.
Tifozët e Juventusit kanë shprehur tashmë kundërshtimin e tyre për nënshkrimin e belgut këtë verë, shkak që ai ishte lojtar i Interit.
Transferimi i Lukakut tek Al Hilal dhe tek Juventusi ka dështuar në këtë merkato, njëjtë sikurse edhe tek Interi…
/GazetaBlic Sport


