Lajme

Jabllanoviq: Hovenier nuk i sheh serbët si pjesë e problemit në veri të Kosovës

08/22/2023 19:44
nga:Genita C

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandar Jabllanoviq është takuar me amabsadorin e SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier, raporton GazetaBlic.

PSK-ja në njoftimin e tyre të fundit thojnë se, ambasadori Hovenier nuk i sheh serbët si pjesë e problemit dhe se është i shqetësuar për të drejtat dhe sigurinë e tyre.

“Është kënaqësi të dëgjosh se ambasadori Hovenijer nuk i sheh serbët si pjesë e problemit dhe se është i shqetësuar për të drejtat dhe sigurinë tonë, të cilat dukshëm janë të rrezikuara. Ne arritëm në përfundimin se rruga drejt de-përshkallëzimit kërkon kompromise dhe lëshime nga të dyja palët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në një bisedë kuptimplotë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Shkëlqesia e tij Jeffrey M. Hovenier, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandar Jabllanoviq, pati rastin të ngrejë problemet me të cilat ballafaqohen serbët çdo ditë. Përpjekjet e mëparshme për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës nuk kanë pasur shumë sukses, kryesisht për shkak të përfshirjes së pamjaftueshme dhe të pandershme të Qeverisë së Kosovës.

Është kënaqësi të dëgjosh se ambasadori Hovenijer nuk i sheh serbët si pjesë e problemit dhe se është i shqetësuar për të drejtat dhe sigurinë tonë, të cilat dukshëm janë të rrezikuara. Ne arritëm në përfundimin se rruga drejt de-përshkallëzimit kërkon kompromise dhe lëshime nga të dyja palët.

Partia e serbëve të Kosovës sigurisht që do të bëjë gjithçka që është në fuqinë tonë që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe jemi dakord që zgjidhja e kësaj situate është e mundur vetëm me mjete politike, e jo me dhunë dhe veprime policore.

Partia e Serbëve të Kosovës