Kryeministri, Albin Kurti, ka postuar një fotografi në Twitter, ku në prapaskenë duke flamuri grek.
Përmes kësaj fotografie, Kurti ka shkruar për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, gjë që sipas tij, dëshmon përkushtimin e palëkundur për paqe dhe demokraci, përcjell teve1.info.
”Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë. Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, thuhet në postimin e Kurtit në Twitter.


