Sporti

Liria nuk ndalet në merkato, transferon edhe një futbollist me përvojë

08/22/2023 18:32
nga:L J

Skuadra e Lirisë po vazhdon me përforcime në merkaton e verës.

Ekipi nga Prizreni ka transferuar futbollistin e njohur kosovar, Alush Gavazaj, mëson GazetaBlic Sport.

Gavazaj, 28 vjeçar ka arritur marrëveshje me ekipin e Lirisë dhe do të luajë për ekipin e Nedim Yigit në këtë sezon, ku synimet janë të qarta.

Liria në dy ndeshjet e para ka një humbje nga Ballkani dhe një barazim me Dritën.

Gavazaj në të kaluarën luajti tek skuadra si Vëllaznimi, Feronikeli, Vushtrria, Malisheva e Liria.

/GazetaBlic Sport