Lajme

Zyrtari i lartë i Mbretërisë së Bashkuar vizitë në Kosovë, takon Bislimin dhe Gërvallen

08/22/2023 15:09
nga:Sh R

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka njoftuar për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm për Evropë, Peter Wilson. Wilson në takimet me zv.kryeminstrin Besnik Bislimi dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, kanë biseduar për çështjet e brendshme dhe për ato rajonale

Wilson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj raporteve dypalëshe dhe ka thënë se mbështesin stabilitetin dhe propseritin afatgjatë të Kosovës.