Opinion

Kryeministër, a edhe në libra doni me vjedh a?

08/22/2023 14:54
nga:Hisen Berisha

Në mes të realitetit të tregut dhe abuzimit të qeverisë për librat shkollor, çmimin e përcakton tregu përmes normave të tregut të lirë dhe procedurave të tenderimit!

Por, qeveria negocioi me operatorët ekonomik, për t’iu qitur haraç drejtpërdrejt siç po bëjnë për gati tre vite qeverisje, pa OShP-në me kontrata njëburimore.

Arsyetimi më banal i mundshëm u dëgjua e lexua nga zëvendësministri i Arsimit.

Në ketë rast është dashur që të procedohet sipas specifikave të tenderit përkatësisht kërkesës dhe ofertave tenderuese.

Oferta më e lirë kishte qenë operatori ekonomik fitues që kishte bërë shtypjen e librave. Por, kjo qeveri dështoi të negocioi direkt me shtëpitë botuese, me qëllimin t’i zhvatë ato dhe pa respektuar ligjin për prokurim publik.

Prandaj dolën me qëndrimin patetik populist se qeveria ua jep parët prindër që ata t’i blejnë librat vetë, pastaj qeveria gjoja t’ua rimbursoj ato mjete!

I kanë përllogaritur mirë përfitimet edhe kësaj radhe hajdutët e qeverisë. Nga 330 mijë nxënës sa llogaritet t’i marrin librat falas, me vendimin e mëhershëm të qeverisë së parë Thaçi, hajdutët e klanit “ZDRAVO” përmes procedurave teknike bankare e kanë përllogaritur me saktësi që rimbursimi i mjeteve prindërve, që detyrohen vetë t’i blejnë tekstet shkollore do u sjellë përfitime prej miliona eurosh.

Kjo është praktikë e njëjtë me rimbursimin e taksës për siguri në kufi që paguajnë mërgimtarët, apo siç po përfitojnë nga 2.5 euro në shtesat e fëmijëve prej 10 eurosh.

Ajo që vlen të vihet në pah nuk është vetëm përfitimi në kurriz të qytetarëve por, më i rëndë është poshtërimi që u bëhet nënave kosovare.

Nëse një nënë që lindë një fëmijë, qeveria Kurti e shpërblen me 10 euro. Kjo qeveri, atë që e mbanë një qen e shpërblen me 50 euro, ndërsa nëse dosa bën një gic, mbajtësi merr 25 euro, kurse për një viç që e banë lopa, mbajtësi merr 150 euro.

Kjo është qeveria e hajdutëve neokomunist që promovojnë barazinë sociale jo vetëm mes qenieve njerëzore por edhe me kafshët e shtazët. Ketë poshtërim mund ta durojnë vetëm kategoria e “analfabetëve funksional” siç i përcakton kryeministri Kurti përkrahësit e tij trushpërlarë.